Ndodh shpesh në vendin tonë, ku janë të shumtë ata që i dinë të gjitha. “Takaj është tifoz i Tironës, mos u habisni po u bë presidenti ynë”. “Tani që u dënua Skënderbeu, Takaj do marrë Tomorin”. Së fundmi numrin një të klubit të Skënderbeut, Ardjan Takajn, e kanë lidhur me Vllazninë.
Gjithsesi ai i ka idetë e qarta. Pasi fitoi Superkupën e Shqipërisë, Takaj foli në media për shumë çështje, ndërkohë që në ikje, në tentativën e radhës për një prononcim, presidenti i Skënderbeut duke qeshur thotë: “I kam thënë të gjitha, çfarë të them më?!”.
Sigurisht duhet edhe një koment për fjalët e shumta që e lidhin me Vllazninë. Për “Sport Ekspres” Takaj flet qartazi: “Këto janë nga ato muhabetet e kafeneve. I nxjerrin këta kundërshtarët tanë (qesh)”. Në Shkodër mund të kenë ëndërruar, tani duhet të zgjohen dhe t’i zgjidhin vetë hallet e tyre. Takaj ka mjaftueshëm të tijat me Skënderbeun.
VLADIMIR PRENGA