Takaj: Etikë qesharake, mendoj vetëm për Kairatin

Presidenti i Skënderbeut nuk zgjatet shumë me argumentimin që i ka bërë Etika dënimit me heqje titulli: Do të merremi më vonë me këtë çështje

Leonard Trebicka

Ardjan Takaj, ashtu si gjithë Skënderbeu, ishte shumë i lodhur dje pas mbërritjes në Shqipëri, në fund të një udhëtimi sfilitës për gjithë ditën, nga Kazakistani në Tiranë. Megjithatë, presidenti i Skënderbeut ka pranuar të japë një intervistë për “Sport Ekspres”, ku ka komentuar jo vetëm atmosferën pas ndeshjes në Kazakistan, por edhe publikimit e dosjes së Komisionit të Etikës, ku jepet argumentimi zyrtar për heqjen e titullit të sezonit 2015/2016. Lufta brenda Shqipërisë e ka lodhur më shumë se ajo jashtë saj Takajn, i cili preferon të merret vetëm me futbollin e luajtur. Është një moment delikat, shumë i rëndësishëm, ku nuk ia vlen të shpenzohen energji me një çështje absurde, që në Korçë e kanë kontestuar ashpër dhe drejtuesit e klubit do ta apelojnë deri në fund.

Zoti Takaj, zor se keni udhëtuar ndonjëherë kaq gjatë për një ndeshje futbolli.
E vërtetë, Kazakistani qenka vërtet i lodhshëm, aq më shumë që praktikisht ishim në Kinë, në krahun tjetër të botës. Ishte një rrugë shumë e gjatë, tepër e lodhshme për të gjithë. Uroj që skuadra të rikuperojë sa më shpejt energjitë, pasi ndeshja e kthimit është në prag.
Një barazim i bukur ai në Almati, mbi të gjitha për lojën e bukur që shfaqi Skënderbeu.
Nuk ka pse të duket çudi ai rezultat dhe ajo lojë. Kemi vite që bëjmë Shqipërinë krenare në kupat e Europës dhe realisht pikët për renditjen e kampionatit shqiptar në FIFA ne po e mbajmë sa më lart, duke parë që përveç Kukësit, asnjë klub tjetër nuk po shkëlqen në Europë. Skënderbeu ka qenë dhe mbetet i madh.
Me sa u pa, Skënderbeu ishte superior ndaj Kairatit.
Jo, këtu duhet kujdes. Kairati është një skuadër e madhe, nuk e marrim lehtë dhe jemi përqendruar totalisht te ndeshja e së enjtes. Kam besim të plotë te skuadra, por duhet shumë kujdes dhe përqendrim. Dua patjetër turin e tretë, ky është detyrim prë skuadrën.
Nëse kaloni Kairatin, pret me shumë gjasa Mlada Boleslavi e Republikës Çeke.
Nuk e kam mendjen fare te rivali i ardhshëm. Jemi të përqendruar vetëm te Kairati. Kjo është finalja jonë, më pas shohim çfarë na vë përballë shorti dhe do të kemi kohë të mendojmë për shumë gjëra.
Etika ka zbardhur argumentimin e vendimit për heqjen e titullit të vjetshëm.
Janë vendime qesharake, Etika merret me Skënderbeun dhe sulmon klubin më të mirë në Shqipëri. Do të merremi më vonë me këtë çështje. Unë mendoj vetëm për Kairatin, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me çështje që në këtë moment janë dytësore. Po na luftojnë më shumë në Shqipëri se jashtë saj këto kohë, por do të tregojmë se mbetemi më të mirët.
Një mesazh për tifozët, që janë natyrisht entuziastë duke parë Skënderbeun e Almatit.
U bëj thirrje të gjithëve që të mendojnë vetëm për të enjten, duke patjetër vetëm kualifikimin. Dua një stadium plot dhe 90 minuta mbështetje, pasi kemi prëballë një rival shumë të fortë, mos të mendojë askush se do ta kemi të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online