“Ta themi troç, situatë katastrofike”, Biba thirrje Qeverisë: Ndryshoni ligjin e sponsorizimeve, SHBA investon 1.2 mln për talent

Ende nuk ka dritë në fund të tunelit për sportin shqiptar, që prej vitesh është në një sfidë të përditshme me mbijetesën. Ndryshimet në ligjin për sponsorizimin nuk po vijnë nga ana e Qeverisë, duke mos tërhequr kështu bizneset të investojnë në futboll apo sporte të tjera. Përveç futbollit, një tjetër thirrje vjen edhe nga Federata Shqiptare e Mundjes.

Është kreu i saj, Martin Biba, ai i cili në një prononcim për “RTV Ora” nënvijëzon se ndryshimet në ligjin për sponsorizimin është i domosdoshëm, pasi situata në të cilën gjendet sporti shqiptar është katastrofike. Investimet në vendin tonë janë qesharake, prandaj sipas tij ka ardhur koha e duhur për t’i thënë frymëmarrje sportit shqiptar.

“Është shumë e rëndësishme ndryshimi i ligjit të sponsorizimeve të sportit në mënyrë që sporti të fillojë të marrë frymë dalë ngadalë. Kur futbolli ka probleme financiare, imagjino si janë sportet e tjera. Ta themi troç, situata është katastrofike. Çfarë kërkohet? Kërkohet ndryshimi i ligjit siç e ka Kosova. Nëse nga tatim fitimi i biznesit do të marrim 30% sigurisht që sporti çlirohet dhe fillon e merr frymë dhe bën investime në infrastrukturë, në cilësi. SHBA investon për 1 talent 1.2 deri në 1.3 milion dollar, bëjmë pyetjen se sa investohet tek ne. Është skandaloze dhe qesharake“, është shprehur Martin Biba./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online