Ekskluzive/ Në stadium për Ernest Muçin, i dërguar për sulmuesin ndaj Young Boys

Nga Klaudio Ndreca

Tirana është duke u ndeshur me Young Boysin në takimin e vlefshëm për “Play-Off” të Europa League. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-0 në favor të kampionëve të Zvicrës dhe janë 45 minuta tërësisht për t’u harruar nga bardheblutë.

Vendasit kanë kërcënuar gjatë gjithë kohës portën e Bekajt, që është mposhtur vetëm në një rast. Ndërkohë pjesa sulmuese e Tiranës nuk ka lënë aspak gjurmë në këtë pjesë të parë. “Sport Ekspres” mëson se në stadium gjendet edhe një i dërguar nga një klub i elitës së Suedisë për të ndjekur Ernest Muçin.

Emri i skuadrës nuk bëhet ende i ditur, ndërsa ajo që shpresohet është ndryshimi i fytyrës së Tiranës gjatë pjesës së dytë, për të kërkuar barazimin e rezultatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online