Shqipëria ka hedhur sytë në Maqedoni dhe po kërkon për lojtarë të talentuar. Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka piketuar tre futbollistë. Njëri prej tyre është mesfushori Besir Ramadani. I lindur më 9 qershor të vitit 2000, 18-vjeccari sipas “infosport.mk” ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë.
Nuk është vetëm ai që ka bërë këtë zgjedhje. Omar Imeri, një tjetër mesfushor, do të lërë Maqedoninë U21. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje me Shpresat e vendit fqinj në muajin mars dhe tanimë ka vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë.
Arbin Zejnullai është lojtari tjetër që ka pranuar ftesën e Bushit. Mesfushori 19-vjeccar, shok skuadre me Omerin te Shkëndija e Tetovës, është përgjigjur pozitivisht dhe do të vishet kuqezi.