Surpriza, një letër nga Polonia që emocionon Lorik Canën

Lorik Cana e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe momentalisht është i angazhuar me “Fondacionin Lorik Cana 5”. Së fundmi nga Polonia i ka mbërritur një donacion dhe një letër e veçantë me një kërkesë për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare.

“Do të doja ta ndaja me ju këtë letër që ka ardhur nga një fans polak i apasionuar pas futbollit dhe ta falënderoja atë për fjalët dhe donacionin. Ti thua ‘e vogël’ në letër, por për mua nënkupton botën. Faleminderit Tomasz”, shkruan Cana në postimin e tij, teksa e shoqëron edhe me letrën e tifozit polak.

“I dashur z. Lorik Cana, do të doja t’iu jepja gjithë vlerësimin tim dhe t’iu përgëzoja për suksesin në futboll. Unë jam fansi juaj më i madh prej shumë vitesh tashmë, që nga koha kur luanit për Olimpikun e Marsejës. Më vonë ndoqa me shumë pasion dhe entuziazëm hapat e karrierës tuaj, duke parë të gjitha ndeshjet ku ju luanit për klubet e huaja dhe për kombëtaren tuaj.

Ju ishit futbollisti im i preferuar, inspirimi dhe heroi im i fëmijërisë. Prandaj do të doja që t’iu kërkoja me mirësjellje që të më dërgonit një fotografi tuajën së bashku me një autograf. Për mua ka shumë vlerë. Do t’iu isha shumë mirënjohës dhe i lumtur. Do të plotësonit ëndrrën time. Shumë faleminderit për mirësjelljen dhe gjithë emocionet që më keni dhuruar nëpërmjet futbollit. Në këtë letër do të gjeni gjithashtu një donacion të vogël për fondacionin Lorik Cana. Ju lutem pranojeni. Dhe në fund, ju uroj gjithë të mirat në futboll dhe në jetën private”, shkruhet në letrën që vetë Cana e ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BqpojXCA7Nw/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *