Poçetino: Nuk e shpjegoj dot humbjen e parë me Interin, Reali favoriti kryesor

Totenhem i shkaktoi humbjen e parë Çelsi për këtë edicion, duke e mundur 3-1. Misioni i “Spurs” tani është që të tentojë një kualifikim në Champions, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë, duke marrë në konsideratë faktin se së bashku me ta në grup janë edhe Barcelona e Interi. Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Poçetino ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me zikaltrit, ku foli si për ndeshjen e nesërme, ashtu dhe për kundërshtarin, ndeshjen e parë, apo suksesin me Çelsin.

NDESHJA ME INTERIN – “Na duhet fitorja, nëse duam që të provojmë shansin tonë për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit me Barcelonën. Nuk ka presion, por do të thoja se është një stimul më shumë për të synuar fitoren. Interi është një skuadër mjaft e mirë, që po bën gjëra të mëdha, por ne do të provojmë që të kemi të njëjtin sukses siç kishim në ndeshjen me Çelsin. Nëse do të luajmë si të shtunën atëherë ne do të marrim fitoren. Ne bëmë një ndeshje të madhe dhe e falënderoj Sarrin për fjalët e mira që kishte thënë për mua. Ai është një trajner i madh që në premier Ligë ka se çfarë të japë”.

IKARDI – “Futbolli është një lojë ekipore dhe askush nuk mund të fitojë i vetëm. Veç Ikardit, Interi ka dhe sulmues të tjerë mjaft cilësor. Edhe ne kemi lojtarë me kualitet, por duhet një kontribut i çdo lojtari për të arritur te suksesi”.

HUMBJA E PARË ME INTERIN – “Edhe për mua është e vështirë që të shpjegoj se çfarë ka ndodhur. Ne kemi qenë më mirë se ata gjatë ndeshjes, por në fund dolëm pa pikë nga ai takim. Ishte diçka që më la shije të keqe, pasi zhvilluam një ndeshje fantastike deri në minutën e 85-të. Nuk do të kërkoj justifikime, por në minuta e fundit u shpërqendruam dhe e paguam shtrenjtë”.

HAKMARRJA – “Uroj që të kemi një mbështetje të madhe nga tifozeria jonë dhe të na ndihmojnë për të marrë një fitore. luajmë ndaj një skuadre të madhe dhe më të rëndësishmet në Europë, por na duhet fitoja me çdo kusht”.

SPALETI – “Ai është një trajner i shkëlqyer. Skuadrat që ai ka trajnuar kanë zhvilluar gjithnjë futboll të bukur dhe sulmues. Kundërshtari do të vijë po ashtu për të marrë pikë të plota dhe nuk do të vijë këtu për t’u mbrojtur”.

ZANETI – “I kam thënë atij se për mua ka qenë fat që kam luajtur me të. E kam mik të mirë dhe kemi raporte shumë miqësore bashkë. Është një person i jashtëzakonshëm, një shembull i vërtetë për të gjithë”.

FAVORITËT – “Reali e ka fituar 3 vite radhazi këtë trofe dhe pa diskutim është një prej skuadrave më të forta edhe këtë vit. Do të jetë e vështirë për ta që të marrin dhe të katërtin, por është skuadër me mentalitet fituesi, sidomos në fazën pas grupeve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online