Partizani ngre sot titullin kampion pas ndeshjes me Kukësin, ndërkohë që do të ketë edhe një festë në sheshin “Nënë Tereza”. Trajneri Skënder Gega ka marrë një surprizë të bukur ditën e sotme dhe pranë do të ketë një person të veçantë.
Nipi i tij ndodhet me të në stol për momentin. Më pas ndoshta nuk do të lejohet, për shkak të rregullave. Gega po përjeton momente të bukura dhe në stadium i ka ardhur e gjithë familja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.