Në Turqi Çalar Sojunxhu është një yll i vërtetë, në Gjermani sezonin e shkuar rezultoi një surprizë e pabesueshme dhe Frajburgu bëri biznes të jashtëzakonshëm, kur e bleu vjet nga Altinordu (klubi numër 1 për të zbuluar talente në Turqi).
Vjet Frajburgu e pagoi rreth 8 milionë euro dhe qendërmbrojtësi 22-vjeçar mahniti, aq sa ditët e fundit u transferua te Lester Siti për 21 milionë euro.
Në Angli ky transferim është pritur me shumë interes dhe kuriozitet, por problemi është se askush nuk ia di emrin saktë talentit të kombëtares turke.
Didn’t know that’s how you pronounce caglar soyuncu ? pic.twitter.com/tiO6mSfkTi
— lewis2000 (@lewis20003) August 9, 2018
Në hall gazetarët, aq sa në Sky Sports ia shtrembëruan emrin në Çarli Sajushun, në hall edhe tifozët. Ndërkaq, në Twitter ka plasur humori, por nga ana tjetër shumë tifozë turq kanë dhënë këshilla si të lexohet emri i mbrojtësit, duke treguar rregullat e turqishtes.
A e morën vesh anglezët? Zor, janë ende duke mësuar të lexojnë emra si Papastathopulos apo Jahanbanshk.