Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar orarin dhe vendin ku do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë.
Kampionët e Kukësit do të përballen me Tiranën më 6 shtator, prej orës 19.00, pak ditë para fillimit të Superiores.
Ndërkaq, ajo që befason është zgjedhja e “Selman Stërmasit” si stadiumi për zhvillimin e takimit. Zakonisht luhet në fushë asnjëanëse, por me sa duket edhe Kukësi ka dhënë aprovimin e vet për të luajtur në Tiranë, pasi një transferim në Elbasan nuk i leverdis askujt, edhe në aspektin e pranisë së tifozëve.