Superkupa e Europës 2019, UEFA “ringjall” Qemal Stafën!

Edhe Shqipëria do të jetë kandidate për të pritur Superkupën e Europës 2019. Lajmi ka ardhur nga vetë organi më i lartë i futbollit në kontinent, pra UEFA, që ka caktuar Tiranën si kandidate për të pritur këtë finale. Sigurisht, ndoshta gabimisht, ka shkuar “Qemal Stafa” dhe jo “Arena Kombëtare”, duke na nxjerrë edhe sadopak mallin e asaj strukture magjike që na ka shoqëruar për thuajse 1 shekull… Ndërkohë, duhet theksuar se aty është duke u ndërtuar Arena Kombëtare dhe deklaratat e Dukës për të pritur këtë event duket se kanë gjetur baza.

Ka ardhur zyrtarisht konfirmimi se mbetet një nga kandidaturat për përballjen e pas dy viteve mes fitueses së Championsit dhe Europa Leagues. “Arena” konkurron për vendimin final me stadiumin e Tuluzës në Francë, Sammy Ofer stadium të Haifas në Izrael, Astana Arenan të Kazakistanit, stadiumin kombëtar të futbollit Ëindsor Park të Irlandës së Veriut, Arena Gdansk më Poloni dhe Beshiktash Arenën të Stambollit në Turqi. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese më 21 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *