Superkupa e Europës, një derbi pa Ronaldon

Derbi i parë madrilen i sezonit luhet sot në mbrëmje në Talin, Estoni, me Realin e Atletikon që përballen në Superkupën e Europës, një derbi që për herë të parë pas shumë vitesh luhet pa Kristiano Ronaldon, i transferuar këtë verë të Juventusi.

Atletiko e ka përmirësuar skuadrën këtë verë, duke afruar emra si Tomas Lemar, Xhelson Martins dhe Rodri, ndaj shpresat janë të mëdha për një sezon tjetër të shkëlqyer, pas atij të kaluar, që e pati kulmin me triumfin në Europa League.

Ndërkaq, Reali i ka zhgënjyer tifozët deri tani, sepse është larguar Kristiano Ronaldo dhe nuk este marrë asnjë zëvendës. Kurtua në portë është një emër i rëndësishëm, por edhe Kejlor Navas ka qenë në perfekt, ndaj për momentin Kurtua është më shumë një arsye shtesë për të shtuar rivalitetin dhe nervat me Atletikon, pasi portieri belg ka luajtur për Colchoneros dhe javën e shkuar puthi stemën e Realit.

Vinisius është një talent i madh, duket qartë, por shpresa e madhe e Realit është që largimi i Ronaldos të çlirojë lojtarë si Bejl, Benzema e Asensio.

Zërat se Modriç kërkon të shkojë tek Interi ka qenë një tjetër shqetësim për Realin, që nuk është përgatitur si duhet këtë verë, për shkak se shumica e lojtarëve ishin në Kupën e Botës dhe nuk janë ende në formë të plotë fizike, ndaj derbi i sotëm është mjaft u ekuilibruar. Edhe tradita flet qartë, sepse në 13 përballjet e fundit 7 herë nuk ka pasur fitues, me 3 fitore për secilën palë.

REAL MADRID – ATLETIKO MADRID (21.00, Talin)

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Bale, Benzema

Atlético Madrid: Oblak; Juanfran, Giménez, Godin, Filipe Luis; Lemar, Partey, Saúl, Koke; Griezmann, Costa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *