Superiorja të shtunën: Jorgji, Xhaja e Meta në një ndeshje

Superiorja rikthehet nesër me dy takime. Laçi përballet me Teutën në stadiumin “Elbasan Arena”, kurse Kastrioti pret në Fushë-Krujë Kukësin. Të dyja takimet zhvillohen prej orës 14:00, ndërkohë që FSHF ka publikuar edhe emrat e arbitrave dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjes në këto dy përballje.

Laçi-Teuta është vlerësuar si një ndeshje me rëndësi dhe për këtë do të ketë edhe arbitra linje, madje emra si Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta. Arbitër kryesor është Enea Jorgji, i cili mban stemën e FIFA-s. Denis Rexha dhe Rejdi Avdo janë asistentët e tij, kurse i katërt është përzgjedhur Emigers Ganxhi.

LAÇI-TEUTA (Ora 14:00, stadiumi “Elbasan Arena”)
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Denis Rexha, Rejdi Avdo, Emigers Ganxhi; Arbitra linje: Juxhin Xhaja; Kridens Meta
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj

Për takimin tjetër, atë mes Kastriotit dhe Kukësit, është përcaktuar si arbitër kryesor Klajdi Kola. Vlonjati do të ketë në mbështetje asitetët Rudin Preça dhe Paulin Simoni. Klodian Shahini, i kolegjiumit të Durrësit, do të jetë gjyqtar i katërt.

KASTRIOTI-KUKËSI (Ora 14:00, stadiumi “Redi Maloku”)
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rudin Preça, Paulin Simoni, Klodian Shahini
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Plarent Kotherja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online