Superiorja rikthehet me festë kryeqytetase, mbijetesa ekuacion prej Kastriotit

U rikthye Superiorja dhe dy janë skuadrat që dolën të fituara nga kjo javë e 19-të e kampionatit. Partizani, në luftën për titull ka bërë një hap para rivalëve. Të kuqtë, me fitoren e marrë në Korçë me Skënderbeun, e çuan diferencën e Kukësit të vendit të dytë.

Verilindorët u ndalën në shtëpinë e përkohshme në Kamzë. Laçi, i vendosur mirë në fushë, e mbajti të paprekur kuadratin dhe mori një pikë. E vlefshme për ta, duke parë faktin që luanin në transfertë dhe Teuta e vendit të tretë gjithashtu u ndal.

Barazim 1-1 me Flamurtarin. Vlonjatët, edhe pse me shumë probleme për shkak të largimeve, morën një pikë dhe mbeten pranë zonës euro. Ekipet e zonës euro mbeten në vendnumëro.

I fituari tjetër i javës ishte ekipi i Tiranës. Tre pikë të marra ndaj Kamzës, shkëputje me 5 pikë nga zona e ftohtë. Ekuacion me disa zgjidhje mbijetesa dhe për ta bërë disi lëmsh mendoi Kastrioti.

Përballë një Luftëtari të cunguar, krutanët tronditën skuadrën e Mezanin duke fituar me rezultatin 1-5. Një rezultat turpërues për gjirokastritët. Tani Kastrioti ka dy pikë më pak se Kamza e vendit të parafundit, kurse bluzinjtë pesë pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *