Superiorja “offline”, pesë sfida interesante mbyllin fazën

Klubet e Superiores vijoj në përgatitjet, ndërkohë që ndeshjet e radhës do të luhen fundjavën e ardhshme. Takimet që përmbyllin fazën e parë janë mjaft interesante dhe pritet që në ditët në vijim të përcaktohen datat dhe oraret për ndeshjet e javës së nëntë.

Takimi më interesant duket ai mes Flamurtarit dhe Tiranës. Bardheblutë po kalojnë një periudhë negative, pasi u mundën javën e fundit me Laçin. Nga ana tjetër edhe vlonjatet vijnë pas një humbjeje dhe një barazimi. Të dyja ekipet i kënaqin vetëm tre pikët.

Partizani kërkon të ruajë kreun dhe luan këtë herë në shtëpi kundër Luftëtarit. Gjirokastritët do tentojnë të marrin pikë, pasi për ta janë jetike. Deri më tani jashtë fushë e kanë pasur rendimentin zero.

Skënderbeu është gati të shfrytëzojë ndonjë ndalesë të mundshme, por duhet të bëjë kujdes vetë. Kamza është nga ato ekipe që të hap probleme. Sigurisht korçarët janë favoritë, por zor se do të ndodhë lehtë diçka e tillë.

Laçi i pamposhtur duhet të gjejë shtëpi për disa javë. Fusha ishte kthyer në një problem dhe drejtuesit kërkojnë ta kthejnë në gjendje optimale. Me Teutën do të luhet në fushë asnjanëse dhe kurbinasit duan maksimumin.

Durrsakët larg shtëpisë nuk dinë të fitojnë dhe tani do kërkojnë ta thyejnë këtë tabu. Takimi tjetër i javës së nëntë luhet në Fushë-Krujë. Kastrioti do mundohet të marrë pikë dhe duhet ta bëjë këtë kundër Kukësit. Verilindorët, pas dy humbjeve radhazi, kanë vetëm një rrugë këtë javë: të fitojnë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9 (20/21 tetor 2018)

Skënderbeu-Kamza
Partizani-Luftëtari
Kastrioti-Kukësi
Laçi-Teuta
Flamurtari-Tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *