Superiorja në 45 minuta, si do të ishte klasifikimi sot

Gjashtë ndeshje janë zhvilluar deri më tani në Superiore dhe momentalisht Kukësi e Partizani kryesojnë me pikë të barabarta: 13. Në fund është pozicionuar Luftëtari, që ka marrë deri më tani vetëm tre pikë falë fitores kundër Teutës.

Por kush është ekipi më i fortë në 45 minutat e para? Kukësi. Verilindorët, me rezultatet e regjistruara në pjesët e para deri më tani, grumbullojnë 13 pikë, aq sa kanë nga ndeshjet e plota. Ndjek Partizani, me 12 pikë. Flamurtari është ekipi që përmbyll “podiumin”.

Kastrioti është ekipi që ka grumbulluar më së paku pikë në 45 minutat e para. Ka ndodhur falë barazimeve me Luftëtarin dhe Laçin. Edhe këta të fundit në pjesët e para nuk regjistrojnë rezultate të mira. Në asnjë ndeshje nuk e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Jo vetëm kaq, por me Luftëtarin dhe Kamzën kanë fituar në minutat shtesë. Luftëtari e Skënderbeu, të renditur më lart, me rezultatet e marra do kishin grumbulluar nga gjashtë pikë. Kamza e Teuta nga një pikë më shumë, kurse Tirana dy.

RENDITJA E SKUADRAVE REFERUAR REZULTATEVE TË PJESËVE TË PARA
Kukësi 13 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 11, Tirana 8 pikë, Kamza 7 pikë, Teuta 7 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Luftëtari 6 pikë, Laçi 4 pikë, Kastrioti 2 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *