Superiorja e gjen zgjidhjen e hallit, rrëfimi i Rustës: Tifozët nuk më shajnë rëndë, edhe futbollistët stepen para meje

Nga Klaudio Ndreca

Si mund të zgjidhet problemi i madh në Superiore? Thuajse në çdo ndeshje shohim një grumbull të madh lojtarësh që protestojnë përpara arbitrit për vendimet e dhëna. Ndonjëherë edhe më kot, ose siç do të shprehej përpara disa kohësh Jonuz, se kjo është një mënyrë e mirë për ta vendosur pak në presion arbitrin për vendimet e tjera.

Zgjidhja vjen nga Emanuela Rusta, që është arbitrja e parë femër në futbollin shqiptar. Në një rrëfim për “TV Klan” dhe në emisionin “Historia ime”, ka treguar eksperiencën e saj në këtë rrugë disi më e veçantë se të tjerat. Aty thuhet se tifozët dhe futbollistët përmbahen kur ndeshjen e arbitron një femër.

“Si e kam punën me tifozët? Padiskutim që ka trysni, por akoma nuk është përmendur motra ime(qesh). Ka pasur ngacmime, por nuk kanë qenë negative. Nuk kam dëgjuar ende një tifoz që të shajë rëndë. Meshkujt kur shohin një figurë femre, stepen. Loja ka acarime dhe kur një futbollist shikon se ka një arbitër femër atëherë përmbahet: “Ok, në rregull”. Nëse do të ishte një arbitër mashkull do ta bënin më të rëndë gjendjen dhe do të flisnin më ndryshe”, ka thënë Rusta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online