E bujshme/ Marko Oliveri dhe Xhakomo Vrioni! Shansi i artë nga Higuain, sulmuesi i Shqipërisë mund të debutojë kundër Milanit

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja duke u stërvitur me ekipin e parë të Chelsea-t, ndërsa Xhakomo Vrioni duke u stërvitur me ekipin e parë të Juventusit. Sulmi i Shqipërisë paraqet një të ardhme të ndritur me lojtarët e rinjë që janë duke u formuar dhe duke marrë leksione nga yjet e futbollit botëror.

Por nëse Broja e ka bërë debutimin me ekipin e parë, kjo nuk ka ndodhur ende me Vrionin. Shansi i artë vjen në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, atje ku Juventusi i Sarrit do të përballet ndaj Milanit. Higuain është dëmtuar në stërvitje dhe e ka humbur këtë përballje, ndërsa dyshime të forta ka edhe për ndeshjen e parë në kampionat pas KOVID-19, ku bardhezinjtë luajnë në transfertë ndaj Bolonjës.

Mediat në Itali raportojnë se Sarri është duke menduar për thirrjen e dy sulmuesëve nga U-23. Bëhet fjalë për Marko Oliverin dhe Xhakomo Vrionin që janë stërvitur me ekipin e parë. Sulmuesi shqiptar ka shansin e artë që të debutojë të paktën në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Juventusi A, ndërsa me rregullat e reja ku lejohen 5 zëvendësime në 90 minuta dhe 6 të tilla nëse shkohet me shtesë, atëherë nuk përjashtohet mundësia për të përshkruar fushën për disa minuta me fanellën e kampionëve të Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online