Thomas Strakosha përqafon “shokun e vjetër”, Lacio qetësohet dhe gati për titullin e Serisë A

Nga Klaudio Ndreca

Seria A po bëhet gati për të rifilluar kampionatin dhe e gjithë vëmendja është te titulli kampion. Juventusi dhe Lacio ndahen me vetëm një pikë, duke e mbajtur të ndezur garën dhe duke rritur interesin për ndeshjet e mbetura.

Shumë është përfolur për Thomas Strakoshën në këto kohë. Gardiani shqiptar është dëmtuar në stërvitje, por në Itali doli edhe teza e infektimit me Koronavirus dhe fshehjes nga ana e klubit lacial. Duke hedhur poshtë të gjithë këto zëra, Strakosha është rikthyer në stërvitje duke përqafuar “shokun e vjetër”. Tashmë portieri shqiptar është gati për ndeshjen e parë të Serisë A pas KOVID-19, pas rënies së pandemisë dhe do të vazhdojë ëndrrën e madhe me kryeqytetasit për të dalë me titull në këtë sezon. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

back with my old friend

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online