Superfuqi dhe më pas ndalojnë së luajturi pas golit, Dinamo dhe situata e përsëritur në Superiore

Dinamon e kemi cilësuar si “PSG e Superiores” me merkaton e bërë në periudhën e verës. Futbollistët e saj në vijën e parë sulmuese janë ndoshta më të mirët në elitën e futbollit tonë. Mihana dhe Gavazaj nuk ndalen nga krahët, ndërsa Ibrahimi dallon nga gjithë të tjerët.  Cinedou është duke u përmirësuar dita-ditës dhe fuqia e këtij sulmuesi shihet në fushën e blertë.

Në momentin kur ndeshja nis me shifra të barabarta, Dinamo tregon gjithë fuqinë e saj. Por në momentin që realizohet goli i dëshiruar, gjithmonë kemi vënë re tërheqjen e kryeqytetasve. Kjo ndodhi në takimin e parë me Kastriotin, teksa me shifrat që treguan 0-2 në pjesën e parë, Dinamo u tërhoq e gjitha në mbrojtje duke i lënë kundërshtarit fushën në pjesën e dytë.

E njëjta panoramë u pa edhe ndaj Laçit, ku këtë herë Dinamo u ndëshkua pasi ndryshe nga Kastriotit, kurbinasit kanë elemente për të bërë diferencën dhe për të mos falur në gabimet e ndodhura. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online