Nuk e njohin ende fitoren e parë, trajneri i Juventusit çudit në konferencë: Më e rëndësishme për Milanin se për ne

Milani do të përballet në ditën e nesërme ndaj Juventusit në transfertë. Kuqezinjtë kanë më shumë besim para këtij takimi sesa bardhezinjtë duke u nisur nga rezultatet e marra në këtë sezon të ri. Ekipi i Alegrit nuk e ka marrë ende fitoren e parë në tre ndeshjet që janë zhvilluar në Serinë A, ndërsa trajneri i Juventusit çudit duke u shprehur se është më e rëndësishme për kundërshtarin kjo sfidë.

“Ndeshja e nesërme ka më shumë rëndësi për Milanin se për Juventusin. Përse? Duhet ta mendoni vetë këtë, është puna juaj. Por është më e rëndësishme për ta se për ne. Juventusi-Milan ka qenë gjithmonë një nga ndeshjet më të rëndësishme në kampionat, në mos më e rëndësishmja. Ata kanë fituar autoritet dhe luajnë prej gati tre vitesh bashkë, ndërsa ne tani po rritemi”, tha Allegri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online