Sulmuesi i Shpresave kuqezi gjen përsëri golin në Angli, i tund rrjetën skuadrës së Kamberit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Anis Mehmeti po kalon një formë të mirë këtë sezon. Sulmuesi i Shpresave të drejtuara nga Alban Bushi gjen një tjetër gol në Angli. Pas dopietës të pak ditëve më parë, lojtari shqiptar i tund rrjetën skuadrës së Florian Kamberit.

Sheffield Wednesday dhe Wycombe Wanderers janë ndarë në barazim 2-2, ndërsa goli i parë i takimit mban autorësinë e Anis Mehmetit. Sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar në minutën e 23-të duke i dhënë epërsinë Wycombe-s, të cilën nuk arriti ta ruante deri në fund të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *