VIDEO/ Ndërpritet ndeshja e turpit! E nisën nga fillimi me 9 lojtarë dhe 2 portierë në fushë, e pabesueshme sesi Benfika i gëzohet golave

Belenes-Benfika është cilësuar si ndeshja e turpit! Gjithçka ndodhi në Portugali, atje ku përballja do të ndërpritej dhe braktisej nga vendasit pas pjesës së parë pasi humbën me shifrat 0-7. Benfika ishte gjithsesi favorite për të fituar, por ndeshja nuk u zhvillua në kushte të barabarta. Para këtij takimi, 17 pjesëtarë të klubit të Belenes u infektuan me COVID, ndërsa tre prej futbollistëve ishin të dëmtuar. Për këtë arsye skuadra kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes, por Federata e lejoi zhvillimin e saj.

Në fushë do të futeshin vetëm 9 lojtarë të Belenes, pjesa më e madhe e tyre vinte nga U-23 dhe për më tepër, një portier kishte hyrë në rolin e mefushorit pasi nuk kishte më futbollistë në dispozicion. Në aksionin e parë të Benfikës, vetëm pak sekonda nga nisja e ndeshjes, do të vinte goli dhe festa e madhe e lojtarëve kundërshtarë. Menjëherë pas mbylljes së 45 minutave ishte e pakuptimë që të vazhdohej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online