I ndërroi emrin stadiumit të Kukësit, Safet Gjici zbulon strategjinë: Po kërkojmë sponsor në Dubai

Safet Gjici ka folur sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kukësit, ku ka treguar se stadiumi i ri i qytetit do të jetë gati për 2-3 javë. Tashmë “Zeqir Ymeri” nuk do të jetë më emri i stadiumit, por emri i tribunës A të tij. Ndërkohë edhe tribunat e tjera mbajnë emrat e personaliteteve të futbollit kuksian. Safet Gjici ka zbuluar se do të ndjekë të njëjtën strategji si me “Air Albania”-n, teksa ka nisur të kërkojë për sponsor. Presidenti i Nderit të klubit verilindor tregon se është në bisedime me një sponsor nga Dubai dhe në rast se marrëveshja arrihet atëherë do të ishte një sukses i madh për Kukësin.

“Stadiumi i ri që është në përfundim e sipër për 2-3 javë është i mbyllur. I kemi vendosur emrin “Kukës Arena” ndërsa Tribuna A do të jetë ‘Zeqir Ymeri’, pra Zeqir Ymeri është aty. Tribuna B është ‘Gramoz Palushi’. Tribuna përballë ‘Skëlzen Domi’, dhe anësore ‘Naim Hoxha’, tribuna pas porte ‘Sadik Zeneli’. Janë të gjithë personalitete të botës së futbollit. Kjo është shtëpia e re e futbollit. Nuk është hequr asnjë emër, por janë shtuar disa emra të personaliteteve të futbollit që do vënë nderin e futbollit të Kukësit.

Ashtu siç është stadiumi Kombëtar me një emër sponsor gjeneral ne kemi stadiumin tonë ’Kukës Arena’. Ne po synojmë që të kërkojmë sponsor gjeneral dhe nëse vijnë ata që kemi kërkuar nga Dubai do të ishte fantastike. Nëse nuk do vijë atëherë “Kukës Arena” do të quhet tani e tutje “Stadiumi i Kukësit”, ka deklaruar Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online