Sulmuesi i huaj më i mirë që ka ardhur në Shqipëri, Kaleb Ekuban do të shihet në Serinë A

Ekuban cilësohej si një nga lojtarët më të mirë të Superligë në kohën kur luante tek Partizani. Pas përfundimit të kontratës me Partizanin, sulmuesi 27 vjeçar ka ndërruar ekipe si Leeds dhe Trabzonspor. Aventura e tij tek kjo e fundit duket se ka ardhur drejt fundit dhe tashmë e ardhmja pritet të jetë në Seria A.

Sampdoria është skuadra më e interesuar për lojtarin, e cila po e ndjek me kujdes situatën për ta blerë Ekubanin në verë. Megjithatë ka ekipe të tjera italiane të cilat do të donin të siguronin shërbimet e 27 vjeçarit.

Pas një turi të gjatë nëpër Europë, Ekuban duket se do të rikthehet aty ku nisi gjithçka, në Itali. Ganezi e nisi karrierën tek të rinjtë e Mantovës dhe ka luajtue gjithashtu me të gjitha moshat ë Chievos. Gjatë kësaj kohe, Ekuban ka ndërruar mjaft ekipe italiane, ndërsa i njohur në Shqipëri u bë në kohën kur luante për Partizanin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online