E rrallë në Skoci/ Rivali i kujtoi tentativën për t’u larguar nga jeta, lojtari lë ndeshjen në mes dhe tërhiqet nga futbolli

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Skoci teksa futbollisti i Albion Rovers, David Cox, është tërhequr përpara kohe dhe e ka mbyllur me sportin e luajtur. Kjo pasi në ndeshjen kundër Stenhousemuir, një prej futbollistëve kundërshtar i ka kujtuar Cox përpjekjet e tij të mëparshme për t’u ndarë nga jeta.

David Cox vuan nga depresioni dhe për këtë gjë ngacmohet shpeshherë nga rivalët e tij. “Më tha se ishte hera e parë që duhej të mbyllja diçka si duhet. Njerëzit mendojnë se nuk është ndonjë punë e madhe, por unë jam lodhur duke dëgjuar për këtë. U përpoqa të flas edhe me arbitrat por nuk donin t’ia dinin se nuk dëgjuan asgjë. Prandaj vendosa që të largohem nga futbolli”, u shpreh Cox. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online