Sulm total për Kevin Strotman, orë vendimtare për transferimin

Kevin Strotman mund të lërë Romën dhe Italinë. Mesfushori holandez, i cili ka vuajtur shpesh dëmtimet e rënda, po kërkohet në Francë dhe është trajneri Rudi Garcia ai që e do atë te Marseja. Me Balotelin që qëndroi te Nica, ish-trajneri i verdhekuqve i ka hedhur sytë nga kryeqyteti italian.

Roma nga ana tjetër nuk negocion pa 30 milionë euro. Tashmë duhet parë se sa e ka hapin Marseja. Vetë Strotman është në dilemë, pasi te skuadra e Serisë A konkurrenca është e madhe dhe mund të mos ketë shumë hapësira.

“Gazetta dello Sport” raporton se 48 orët në vijim do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit, i cili normalisht nuk do të donte të bënte një hap pas në karrierën e tij. Futbollisti 28-vjeccar është nën kontratë deri në verën e vitit 2022 me Romën.

Në Serinë A Strotman ka nisur sezonin e gjashtë sivjet. Sezonin e shkuar ai luajti rregullisht, teksa zbriti në fushë në 32 ndeshje në kampionat. Holandezi  shënoi edhe një gol. Roma e pat blerë mesfushorin nga PSV në vitin 2013 për shumën e 16 milionë eurove.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *