Skënderbeu-Besëlidhja luhet në Kavajë

0

Dje në mbrëmje është mësuar se ndeshja e Kupës, që Skënderbeu do ta luajë të mërkurën me Besëlidhjen, do të zhvillohet në stadiumin Besa të Kavajës. Pritej të luhej në stadiumin Skënderbeu, por klubi korçar dhe ai lezhjan kanë rënë dakord që ndeshja të luhet në Kavajë. Skënderbeut dhe Besëlidhjes i interesonte të luhej në këtë stadium, pasi korçarët në fundjavë luajnë në Lushnjë dhe kthimi në Korçë do të sillte vetëm lodhje.

Edhe lezhjanëve u ka pëlqyer një gjë e tillë, pasi edhe ata do të duhej të udhëtonin ë mërkurën kilometra të tëra deri në Korçë, ndërkohë që edhe në kampionat luajnë jashtë fushe. Pas akordit mes dy klubeve, është njoftuar edhe FSHF-ja, që më pas ka zyrtarizuar zhvillimin e ndeshjes në stadiumin Besa. Ndeshja e parë është fituar 0-1 nga Skënderbeu.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.