Suedezët Mesiç e Sherifi nisin provën te Lushnja

 

Dino Mesiç dhe Granit Sherifi kanë nisur dje stërvitjen me skuadrën lushnjare. Ishte seanca e parë për ta dhe kuptohet që askush nuk mund të japë një mendim të saktë për nivelin e këtyre dy futbollistëve të ardhur nga Suedia, nga kategoritë inferiore të këtij vendi. Përshtypjet e para për ata që i kanë parë nga afër në stërvitje të dy futbollistët e rinj, kanë qenë pozitive, por duhet pritur të paktën një javë. Pasi t’i ketë vëzhguar mirë në stërvitje, trajneri Hysen Dedja do të vendosë nëse janë të vlefshëm për Lushnjën apo jo. Kështu, Mesiç dhe Sherifi, të cilët luajnë në sulm, kanë nisur ditët lushnjare dhe pas një jave do të mësojnë, nëse do të jenë pjesë zyrtare e skuadrës myzeqare apo jo.

Por merkatoja e Lushnjës parashikohet të jetë mjaft aktive në janar, gjithmonë sipas asaj që kanë deklaruar drejtuesit e lartë të saj. Përveç tregut të huaj, po vlerësohen edhe lojtarë të skuadrave me pretendime në superiore, ku konkurrenca për të luajtur në formacion është shumë e madhe dhe Lushnja mund të huazojë ndonjë element me vlera për gjysmën e dytë të kampionatit. Fjala është për të marrë ndonjë lojtar nga Flamurtari, Skënderbeu apo ndonjë skuadër tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *