Barcelona e zhbllokoi sfidën kundër Lionit me një penallti mjaft të dyshimtë, sepse Luis Suarez u rrëzua në zonë, por pamjet filmike treguan se ishte ai që shkeli mbrojtësin e Lionit Xhejson Denajer dhe u rrëzua. Çuditërisht, VAR nuk dha asnjë sinjal dhe penalltia u konfirmua.
Pas ndeshjes Suarez sqaroi atë episod: “Mendoj se e shkela pa dashje dhe kur vendosa këmbën time mbi të tij, më bëri që të humbisja ekuilibrin”.
“Natyrisht, më pas vendos arbitri, nuk di ç’të them”.
Sulmuesi uruguajan vazhdon të mos shënojë në Champions këtë sezon, por ishte perfekt gjithsesi, sepse i dhuroi golin e dytë Kutinjos: “Jam i lumtur për kualifikimin, që skuadra luajti shumë mirë dhe që po rritemi. Goli do vijë. Këto janë momente që çdo sulmues i përjeton”.
We go again. Same year same shii!!! pic.twitter.com/3hY6jlLW16
— Idris (@Crhedrys) March 13, 2019