Studimi/ Dortmundi i beson më tepër të rinjve në Europë, në Itali udhëheq ekipi që zbuloi Kumbullën

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira për futbollistët e rinj. Në studim janë përfshirë 71 kampionatet kryesore botërore dhe si synim ka qenë gjetja e përqindjes së minutave të luajtura nga lojtarë të moshës nën 21 vjeç. Kur bëhet fjalë për 5 ligat më të forta të futbollit europian, skuadra që i beson më tepër të rinjve është Borusia e Dortmundit. E kjo nuk vihet në dyshim kur pjesë e formacionit janë emra si Haland apo Sancho.

Ndërkohë Italia duket më tepër e prirur drejt eksperiencës, teksa në listën me 20 skuadra, e vetmja përfaqësuese e Serie A është Verona. Ky klub zbuloi në arenën e elitës italiane edhe talentin shqiptar, Marash Kumbullën, të cilin më pas e shiti te Roma për një shumë të madhe parash. Ky përfitim nga ana ekonomike ka bërë që vedheblutë të vijojnë me strategjinë për reklamimin e talenteve të reja në sallonet e mëdha të futbollit italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online