Strategji e njëjtë, Flamurtari tenton triumfin në… heshtje

Trajneri Ardi Behari, sikurse para ndeshjes me Teutën, nuk flet për mediet. Me durrsakët u rezultoi “fatsjellëse”, tani kërkohen pikët maksimale me Luftëtarin

Elton Nika

Heshtje shtypi në Vlorë përpara ndeshjes me Luftëtarin. Asnjë deklaratë, stafi teknik dhe lojtarët e Flamurtarit kanë zgjedhur të “mbyllin gojën” para ndeshjes me gjirokastritët. Një strategji e përdorur shpesh periudhën e fundit, kur edhe rezultatet nuk kanë qenë të mira. Gjithsesi as fitorja me Teutën nuk e ka ndryshuar situatën dhe trajneri Ardi Behari kërkon që ekipi të qëndrojë larg mediave, por edhe vetë nuk flet. Në fakt heshtja për shtyp u vendos menjëherë pas eliminimit në Kupë nga Skënderbeu, në një moment kritik për fatet e skuadrës. Ndoshta kjo është parë si një strategji fatsjellëse, pasi triumfuan me durrsakët një javë më parë dhe zgjedhin të njëjtën rrugë edhe ndaj Luftëtarit. prej fitores me Teutën edhe deklaratat e lojtarëve kanë qenë me pikatore, pasi tentohet që më së shumti ekipi të fokusohet te fusha e blertë. Pritet të shihet nëse vendimi për heshtje shtypi do të ndryshojë pas ndeshjes me Luftëtarin.

FORMACIONI
Kapiteni Tomislav Bushiç rikthehet pas një periudhe dëmtimi, ndërkohë që edhe sulmuesi Nedeljkoviç pritet të startojë nga fillimi. Te Flamurtari mungojnë Ardit Hoxhaj, Seku Kamara dhe Danilo Alvesh, të tre lojtarë të repartit të sulmit. Nedejlkovic është më favorit para Tunkara, lojtar që pritet të jetë në stol në ndeshjen me Luftëtarin. Pollozhani do të aktivizohet në qendër të mbrojtjes në mungesë të Franc Veliut të pezulluar. Bicaj plotëson qendrën e prapavijës, ndërkohë që pjesa tjetër e formacionit është ajo që luajti në ndeshjen kundër Teutës. Krahët e mbrojtjes nuk ndryshojnë, me Mustën dhe Siljanovskin nga e majta në të djathtë. Në mesfushë Deliaj ka fituar një vend në formacion dhe do të aktivizohet krah dyshes së zakonshme Sidibe-Useini. Trajneri Ardi Behari gjatë këtyre ditëve ka punuar me një sulm të përbërë nga Bushiç dhe Nedejlkoviç, të mbështetur nga Muarem. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që Zhufo të luajë nga minuta e parë në vend të sulmuesit serb. Gjithsesi duhet pritur për të parë zgjedhjet e stafit teknik, pasi në ndeshjen me durrsakët pati disa surpriza.

PËRGATITJET
Vlonjatët e kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore për ndeshjen në Gjirokastër rreth orës 16:00, orar i njëjtë me atë të fillimit të takimit të sotëm me Luftëtarin. Trajneri Behari dhe stafi i tij teknik kanë parë gjendjen e lojtarëve për të marrë më pas edhe vendimin e duhur për formacionin që do të zbresë në fushën e blertë kundër bluzinjve. Rreth orës 17:30 skuadra ka udhëtuar në drejtim të qytetit të “gurtë”, ku edhe kanë kaluar mbrëmjen e djeshme. Kjo tregon edhe rëndësinë që ka kjo përballje për vlonjatët, që kërkojnë të sigurojnë një vend në kupat e Europës nga kampionati.

Formacioni i mundshëm
Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta – Deliaj, Sidibe, Useini – Nedeljkoviç, Muarem –  Bushiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online