Çani dhe Abdurahimi bashkë, Partizani i gjithi në sulm

0

Dyshe sulmues në Lushnje. Telushi pëlqehet sërish para Malas. Trashi luan si mbrojtës i krahut të majtë. Bardhi nga minuta e parë

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, në fakt, nuk ka kundërshtar më të duhur se Lushnja për të provuar artilerinë e rëndë përpara. Trajneri Klevis Dalipi do të luajë në sulm me dyshen Edgar Çani dhe Besart Abdurahimi. Numri një i stolit ka vendosur që t’i hedhë të dy së bashku në sulm. Lushnja mban vendin e fundit në tabelën e klasifikimit dhe nuk pritet që të bëjë shumë rezistencë dhe Dalipi ka nevojë që të zhbllokojë sulmuesit. Formacionit kundër Lushnjes nuk kishte shumë dilema për teknikun 42-vjeçar. Mesfusha dhe mbrojtja rikonfirmohen, ndërsa sulmi përjeton ndryshime të mëdha. Numri një i stolit duhet të vuajë mungesën e Lukasit, i cili do të mungojë 6 muaj, pasi ka këputr ligamentin e gjurit, krejtësisht i pafat braziliani.

MBROJTJA – Trajneri Dalipi ka stabilizuar mbrojtjen, ndërsa ka probleme vetëm me krahun e majtë të saj. Në krahun e djathtë do të luajë Ibrahimi. Qendra është “privatizuar” nga Gojkoviç dhe Belica. Të dy kanë krijuar komoditet dhe siguri te stafi teknik. Në krahun e majtë do të aktivizohet sërish Lorenc Trashi. Mesfushori është preferuar para mbrojtësve të krahut. Në stol do të jetë Blerim Kotobelli, por dhe Renaldo Kalari. Trashi u aktivizua dhe me Skënderbeun në atë pozicion. Dalipi e bën për t’i dhënë përparësi sulmit.

MESFUSHA – Trajneri 42-vjeçar ka stabilizuar dhe mesfushën. Ai do të aktivizojë nga minuta e parë kapitenin Idriz Batha. Numri 10-të do të luajë përkrahë Bruno Telushit. Vlonjati do të hidhet në fushë para të riut Esat Mala. Ky i fundit do ta nisë ndeshjen nga stoli. Kosovari ka humbur betejën me vlonjatin. Telushi luajti nga minuta e parë dhe në sfidën kundër korçarëve, pavarësisht se u zëvendësua. Ai nuk i përballoi 90 minuta të plota. Fakti që është kthyer nga dëmtimi ndikoi drejtpërdrejtë në formën e tij.

SULMI – Në sulm do të luajnë përherë të parë Edgar Çani dhe Besart Abdurahimi me njëri-tjetrin. Në krahun e djathtë do të luajë Asani. Bardhi do të jetë pas Çanit, Abdurahimi në krahun e majtë. Progni do të jetë në sulm.

Formacioni i mundshëm i Partizanit
Hoxha – Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Telushi, Asani, Bardhi, Abdurahimi, Çani

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.