Super atmosferë në Korçë, shiten 3000 bileta për 24 orë

Në qytetin juglindor duan me çdo kusht ta shkurorëzojnë Kukësin të dielën, kur stadiumi Skënderbeu pritet të jetë rrafsh me tifozë. Ujqërit gati për festë

Leonard Trebicka

Jemi gati të shkurorëzojmë Kukësin kampion dhe ta kthejmë titullin në shtëpinë tonë. Të gjithë të dielën në stadium!
Festa e titullit është e garantuar. Kjo është thirrja e tifozëve të Skënderbeut për ndeshjen e nesërme me Kukësin, thirrje që dëgjohet gjithë ditën në qytetin e Korçës. Drejtuesit e shoqatës së tifozëve po bëjnë çështë e mundur që stadiumi juglindor nesër të jetë rrafsh me tifozë. Nuk ka dyshime për këtë, sepse kuptohet qartë që të gjithë mezi po e presin mbrëmjen e nesërme. Orari i përshtatshëm (19:00) është një tjetër arsye, që stadiumit të jetë plot për ndeshjen Skënderbeu-Kukësi. Në Korçë po bëhen gati për hakmarrjen e titullit të sezonit të kaluar ndaj Kukësit.

BILETAT – Ditën e enjte kanë dalë në treg biletat për këtë takim dhe dje është mësuar nga kompania që i menaxhon se në për 24 orë janë shitur 3 mijë bileta. Një shifër rekord për sa i përket këtij sezoni dhe jo vetëm, pasi disa ditë përpara interesimi duket se është i jashtëzakonshëm. Të gjitha rrugët nesër të çojnë në stadium. Biletat do të vazhdojnë të shiten sot dhe nesër, deri në orën 19:00. Nga kompania e menaxhimit të biletave është bërë me dije se këtë herë pritet të kalohet shifra e 6 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit.

KLUBI – Ndërkohë që thirrjet në qytet janë të shumta dhe do të vazhdojnë edhe sot, edhe klubi kërkon çdo ditë e më shumë që të ketë një mbështetje sa më të madhe për Skënderbeun mbrëmjen e nesërme. Klubi korçar ka bërë dje një postim në faqen zyrtare, ku shkruan: Ftojmë tifozët ta mbështesin maksimalisht ekipin në këtë takim vendimtar drejt titullit kampion. Fitorja është e vetmja alternativë për të mbyllur matematikisht çështjen e titullit. Bashkë ia dalim.

SURPRIZAT – Skënderbeu-Kukësi e ka spektaklin të garantuar në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Festa e titullit kampion është gati në Korçë. Shumë surpriza do të ketë nesër në stadiumin e këtij qytetit, ku tifozët kanë bërë gati edhe trofeun simbolik, që do të jetë në stadium gjatë gjithë ndeshjes. Zyrtarisht titulli do të dorëzohet në ndeshjen e fundit, por nga tifozët korçarë priten nesër surpriza të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online