Tomas Strakosha ësht ngritur përsëri në lartësinë e dikurshme te Lazio. Portieri shqiptar ka rifituar vendin e titullarit në katërkëndëshin e klubit bardhekaltër, duke bindur me pritjet e tij. Në një intervistë për “Lazio Style Channel”, ish-portieri i Lazios, Sulfaro, ka vlerësuar me nota pozitive paraqitjet e Strakoshës për këtë sezon.
“Strakosha po luan mirë këtë sezon, ashtu si edhe Reina sezonin e kaluar. Shqiptari u paraqit mirë edhe ndaj Sassuolos, mes shtyllave është një nga më të mirët. Lazio është mjaft me fat që ka një trajner të shkëlqyer si Grigioni”, ka thënë Michelangelo Sulfaro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/