Ekskluzive/ “U dashurova menjëherë me Vojvodën, ja e vërteta e Man Utd me Rrahmanin”! Rrëfimi i Adrian Aliaj, nuk përjashtohet rikthimi i Kristal Abazajt në Superiore

Nga Klaudio Ndreca

Adrian Aliaj, një legjendë e Shqipërisë dhe lojtar që njohu skenat europiane të futbollit në kohët më të vështira, që tanimë ndihmon lojtarët shqiptarë për të bërë përpara në Europë nëpërmjet punës së tij si menaxher si kompanisë “Soccer11”.

Një prej futbollistëve që është pjesë e kësaj kompanie, Amir Rrahmani, po kërkohet edhe nga gjigandët e Premier League, Manchester United. Por ky lojtar nuk është vetëm “imazhi” i “Soccer11”, por edhe i vetë Superiores. Dikur pjesë e Partizanit dhe duke u ngjitur shkallë-shkallë në karrierë, aktualisht Rrahmani është pjesë kryesore e Napolit që kërkon titullin kampion në Serinë A.

Në një intervistë për “Sport Ekspres”, këtë herë vjen Adrian Aliaj që na tregon situatën për disa lojtarë shqiptarë. Sa i përket Kristal Abazajt lihet e hapur pista për t’u rikthyer në Superiore me një ekip që t’i përkas vendeve të para, për të nisur një tjetër rrugëtim në Europë.

Amir Rrahmani e ka nisur karrierën e tij nga nivelet më të ulëta për të shkuar në majën më të lartë të futbollit. A është ky shembulli ideal që duhet të ndiqet edhe nga lojtarët e Superiores, duke qenë se mbrojtësi ishte pjesë e Partizanit më herët, për të treguar se asgjë nuk është e pamundur?

E kam thënë gjithmonë dhe e kam përsëritur disa herë, më e rëndësishme në karrierën e një lojtari është procesi i kalimit nga moshat te kalimi i parë. Amir Rrahmani është rasti perfekt i kësaj pune dhe ka pasur ngritjen e tij hap pas hapi. Nga Kosova në Shqipëri pastaj Shqipëri-Kroaci, shkoi në një klub të vogël në Itali dhe tani është në një klub të madh në Itali. Po flasim për një proces të komplikuar që pak njerëz dhe profesionistë e njohin. Kjo është rruga perfekte, pastaj edhe menaxhimin serioz të kompanisë tonë janë lehtësuar rrugët. Asgjë nuk është e pamundur nëse respektohet ky proces.

Në media qarkulloi lajmi se Manchester United kërkon Rrahmanin. Përgjigjen në lidhje më këtë interesim e keni dhënë, por a nuk e tundon sadopak vetë lojtarin kalimi në Premier League, kampionati më i fortë në botë?

Kemi interes nga disa klube për Rrahmanin, një nga ata është edhe Manchester United. Lojtari është i lumtur te Napoli, është në një klub serioz, ka kontratë afatgjatë, ka prioritet që të luajë në Champions League në vitin e ardhshëm dhe Napoli është shumë afër. Nuk dua që të spekulojë, le t’ia lëmë të ardhmes dhe nuk dua ta zgjas më tepër.

Mërgim Vojvoda! Kushdo që e ka parë në kohën kur luante te Shqipëria U-21, e dinte potencialin e këtij lojtari. A është limiti i tij Torino apo ka gjasa që ta shohim në një ekip më të madh?

Vojvoda është një lojtar shumë i talentuar, unë jam dashuruar menjëherë me të kur e kam skautuar për herë të parë në Belgjikë. Një djalë që ka talent, e ka potencialin për të luajtur akoma edhe më lartë. Te Torino kanë shumë besim te Mërgimi, për momentin po flasim për rinovim dhe gjithçka po ecën në perfeksion. Në të ardhmen do të shohim, por duhet të shohim pak edhe situatën në merkato pas COVID dhe lu.ftës në Ukrainë, nuk dimë anën financiare të klubeve që si do të futen në merkato.

Po sa i përket Kristalit të Superiores, përpara dëmtimit të pësuar, ka pasur interesime nga ekipe elitare pasi ka qenë një tjetër lojtar me talent të spikatur te ne?

Më vjen keq për dëmtimin e Kristalit, ishte në moment të mirë dhe ne kishim plane të tjera. Ka pësuar një nga ato dëmtime që janë më të rëndat për lojtarët dhe aty u ndërprenë të gjitha planet. Tani po presim sesi do të kthehet. Superiorja? Për mua është JO, por edhe PSE JO. E respektoj Superioren, klubet shqiptare dhe asnjëherë nuk i dihet. Nëse e vendosim ne që Kristali të kthehet një hap mbrapa për të shkuar tre hapa përpara, edhe pse jo. Por këto duhet të jenë klube elitare të Superiores dhe gjithçka është e hapur.

Le të kalojmë pak te Kombëtarja. Ndeshja me Spanjën na ndau në dy grupe: “Suksesi për lojën dhe vështirësinë që vendosëm Spanjën dhe nga ana tjetër, kritika për optimizmin me një humbje dinjitoze”. Në këndvështrimin tuaj, çfarë përshtypje krijove për atë takim?

Duhet t’i ndajmë dy gjëra: “Ndeshje miqësore dhe zyrtare”. Ndeshja me Spanjën është kënaqësi për të gjithë lojtarët, një nga Kombëtaret më të mira në botë. Në ndeshje miqësore duhen kontrolluar lojtarët, sistemi i lojës, potenciali i tyre. Nuk dua t’i jap më shumë rëndësi një miqësore pasi është më tepër për të kontrolluar veten. Reja duhet të bëj detyrat e shtëpisë, t’i shoh gjërat me qetësi dhe t’i jap Shqipërisë mundësinë për t’u kualifikuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online