Strakosha ia hedh, sfidon Dortmundin

Një lajm i mirë për portierin e kombëtares shqiptare. Tomas Strakosha ka kaluar dëmtimin dhe është gati për lojë. Rikthim i rëndësishëm i 23-vjeçarit, i cili e ka  nisë nga minuta e parë miqësoren e sotme përballë Borusias së Dortmundit. Lacio përballet me ekipin gjerman në orën 17:30 dhe Strakosha është në formacionin e parë.

Diçka të tillë e ka konfirmuar dhe klubi kryeqytetas, i cili ka postuar dhe formacionin zyrtar të zgjedhur nga Simone Inzagi. Debutim dhe për mesfushorin kroat, Milan Badelj, ndërsa pjesë e titullarëve është dhe Riza Durmishi.

Rikthimi i gardianit gëzon dhe trajnerin e kombëtares, Kristian Panuçin. Berisha po vuan me Atalantën dhe ka humbur vendin e titullarit, kështu që rikthimi i Strakoshës është një lajm i mirë dhe për kombëtaren kuqezi.

? Here’s our starting line up to face @bvb09! #CMonEagles ?

A post shared by S.S. Lazio (@official_sslazio) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *