Strakosha, ëndrra Champions dhe mesazhi për trajnerin e ri të Shqipërisë

Lacio është rikthyer te fitorja, duke mundur Udinezen 2-0, dhe tashmë është vetëm 3 pikë larg vendit të katërt. Një ndër protagonistët e ndeshjes së sotme ishte edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha, i cili në minutën e 51-të priti penalltinë e gjuajtur nga De Paul, duke mos lejuar rihapjen e sfidës.

Në fund të takimit Strakosha foli për Sky Sport: “Udineze ka një skuadër të mirë, por treguam se e merituam fitoren. Falë Zotit, penalltia nuk u shënua dhe sot mund të flemë të qetë. Në pjesën e dytë ishim paksa të relaksuar, por në fund gjithçka shkoi mirë. Tani duhet fakte, objektivat janë të qartë prej fillimit të sezonit dhe ëndërrojmë të shkojmë në Champions League, por tani le të mendojmë vetëm të fitojmë, le të flasë fusha“.

Më vonë Strakosha foli për Lazio Style Channel: “A e kisha studiuar De Paul para ndeshjes? Ne i studiojmë gjithnjë sulmuesit, para çdo penalltie, për fat e kapa një.

Reja trajner i Shqipërisë? I uroj fat dhe shihemi së shpejti (qesh)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *