Stoli i Tiranës për t’u pasur zili, edhe në tribunë kanë “luks”

Tirana e mbylli me fitore vitin 2018, duke mundur Flamurtarin, në një ndeshje me volum e raste, por vetëm me një gol në minutën e fundit të ndeshjes të shënuar nga Edon Hasani. Trajneri Mema ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë, teksa në krye të skuadrës 24-herë kampione regjistroi vetëm suksesin e dytë, edhe pse ka më shumë se një fazë në drejtimin e kryeqytetasve.

Sigurisht, fituesi nuk gjykohet dhe Tirana e meritoi fitoren, por nëse i hedhim një sy lojtarëve që kishte në stol shihet se ka lojtarë luksi. Lika, Blazhevski, Karabeci, Daja apo dhe Doka, Ngo e Cake. Lojtarë të gjithë që në skuadrat e tjera me siguri që do të luanin titullar.

Natyrshëm që trajneri ka gjithnjë të drejtë dhe në fushë disa nuk zbritën, pasi kanë pasur probleme fizike dhe të tjerë për arsye të ndryshme, por e sigurt është që te Tirana ky pushim ka ardhur atëherë kur duhet, në mënyrë që llogaritë të bëhen me qetësi, sidomos pas këtij suksesi.

Bardheblutë kanë luksin të kenë lojtarë cilësorë edhe në tribunë, pasi në shkallët e stadiumit ishte edhe Atinga i dëmtuar. Po ashtu edhe Berisha nuk ishte preferuar për të disatën ndeshje radhazi dhe nuk është çudi që mbrojtësi të marrë valixhet tani që ndalet kampionati.

Kur sheh lojtarët që janë alternativa te bardheblutë vërtetë të vjen çudi për pozitat ku ndodhet kjo skuadër. Gjithsesi, bardheblutë kanë të drejtë të festojnë për momentin, pasi më pas kanë një punë vërtetë të madhe për të bërë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online