Trajneri i ri i Kamzës, Gentian Stojku bëri rolin e “mburojës” për arbitrin Hamiti, i cili u sulmua pas ndeshjes mes Kamzës dhe Laçit. Për këtë incident, si dhe për penalltinë e pësuar në sekondat e fundit, Stojku ka folur për “RTSH Sport”, ku u shpreh:
INCIDENTI – “Si unë, ashtu dhe lojtarët ishim në mbrojtje të arbitrit, pasi nuk është mirë të ndodhin gjëra të tilla në futboll. Momenti i 11-metërshit është i dyshimtë dhe nuk jam i bindur nëse ishte apo jo”.
BARAZIMI ME LAÇIN – “Megjithatë, më erdhi shumë keq që në atë minutë të humbin dy pikë. Ekipi faktikisht bëri maksimumin për të marrë tri pikët. Do të ishte një fitore që do të na ndihmonte shumë për ecurinë dhe objektivat që kemi”,– tha Stojku.