Te skuadra e Erzenit ka kohë që një lajm i mirë qarkullon jo vetëm në ambientin mediatik. Skuadra shijakase është në prag privatizimi, por trajneri Gentian Stojku deklaroi për Sportekspres.com, se kjo situatë nuk ka ndikuar te lojtarët, por edhe te stafi teknik.
“Unë vetë si trajner nuk kam një deklarim zyrtar për këtë problem, por me sa jam i informuar, ka një lëvizje, të cilën e uroj në të mirën e futbollit shijakas. Jemi munduar që edhe lojtarët ti mbajmë larg kësaj situate, dhe realisht nuk është ndjerrë ndonjë presion nëse klubi do të privatizohet”.
Erzeni renditet në vendin e dytë në Grupin A të Kategorisë së Parë, 4 pikë larg Vllaznisë kryesuese, dhe për ndeshjen e radhës në Burrel, Stojku deklaron se shkojnë për fitore. “Ne të gjitha ndeshjet i vlerësojmë për tri pikë. Renditja në vendin e dytë nuk është rastësi, dhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm për këtë. Dhe në Burrel shkojmë me synimin për tri pikët”.