Stojku: Asgjë nuk ka mbaruar, vlerësim çdo kundërshtari

Këtë javë Apolonia luan në transfertë me Turbinën që renditet në vendin e fundit dhe është skuadra më e rrezikuar për të rënë në Kategorinë e Dytë.  Trajneri i Apolonisë, Gentjan Stojku, e quan një sfidë të vështirë përballjen me cërrikasit.

“Ne e respektojmë garën dhe çdo kundërshtar. Apolonia nuk e ka luksin që t’i nënvleftësojë ndeshjet. Jemi në një zonë të ftohtë, edhe pse disi të shkëputur, ndaj asnjëherë nuk mendojmë se gjithçka ka përfunduar”, theksoi Stojku për Sportekspres.com. 

“Në Cërrik na pret një sfidë e vështirë, por synimi ynë është që të marrim tri pikët. Në këto 8 ndeshje të mbetura deri në mbyllje të këtij sezoni, Apolonia jo vetëm që do të luajë me synim maksimal, por gjatë tyre do të provojë edhe futbollistë të rinj.  Këtu ata janë të shumtë dhe mes tyre ka edhe talente”, përfundoi Stojku.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *