Stërvitje në aneks, Mici dhe Teqja mungesat e radhës

Skuadra korçare ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në aneksin e stadiumit, në fushën me bar natyral, ku do të luhet dhe miqësorja ndaj Pogradecit. Dje nuk kanë munguar tifozët e shumtë, të cilët ishin të interesuar për të parë blerjet e reja, që në fakt nuk mbërritën në qytetin juglindor. Ra në sy mungesa e mbrojtësit Gledi Mici dhe portierit Aldo Teqja, të cilët kishin marrë leje nga drejtuesit e Skënderbeut. Ndoshta kjo leje do të jetë deri ditën e hënë. Shehi, Jashanica, Dajsinani dhe trajneri i portierëve, Ilir Bozhiqi, ishin mungesat e tjera dhe që do të vazhdojnë deri më 6 shtator. Seanca e djeshme nisi me vrapime, më pas kuadrat, ushtrime të ndryshme me dhe pa top, skema loje dhe në fund një minindeshje. Në stërvitje kanë qenë të pranishëm 20 futbollistë, duke përfshirë dhe Erjon Llapanjin dhe portierin e të rinjve Braçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online