Sot miqësorja me Pogradecin, do aktivizohet gjithë grupi

Korçarët mbyllin sot javën e parë stërvitore në prag të sezonit të ri me një ndeshje miqësore. Pogradeci është testi i fundit para se skuadra të nisë me ndeshjet e zyrtare të javës së ardhshme, me Mamurrasin në kupë dhe me Flamurtarin në kampionat. Miqësorja e sotme luhet në qytetin e Korçës, në orën 10:30.

Arsyeja e këtij orari është se pasdite luan kombëtarja, por edhe që lojtarët të çlodhen më shumë para se të nisë java anti-Flamurtar. “Nuk do të ketë më pushime pas së dielës, sepse deri në dhjetor kemi kalendar shumë të ngjeshur, ndaj mendova që nesër (sot) të luajmë paradite me Pogradecin. Më pas lojtarët do të kenë 48 orë kohë për t’u ç’lodhur”, – tha trajneri Ilir Daja. Ai ka sqaruar se sot do të aktivizohen të gjithë lojtarët, pra në pjesën e parë do të luajnë 11 lojtarë dhe në pjesën e dytë 11 të tjerë. Daja do të vëzhgojë me kujdes gjithë grupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online