Stërvitja e parë, Hysaj me temperaturë!

0

Dje është zhvilluar stërvitja e parë e kombëtares në grumbullimin që nisi për të përgatitur dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë. Mungonte Strakosha, pasi vuan një dëmtim në kofshë dhe nuk do të jetë për ndeshjet e radhës, ndërsa Elseid Hysaj ishte lënë pushim nga stafi.

Asgjë shqetësuese, pasi mbrojtësi i Napolit ka pasur temperaturë dhe nga stafi mjekësor ka preferuar ti japë kohë për ta kaluar si duhet pa rrezikuar, duke qenë se është ndër kuqezinjtë që është aktivizuar më shumë.  Janë rikthyer

Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Ergys Kaçen dhe Sokol Cikalleshi, duke u takuar me pjesë tjetër të grupit. Seanca e parë ka patur më së shumti një karakter shlodhës me lojtarët që vijnë pas impenjimeve me klubet respektive. Nesër nis me dy seanca në ditë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.