Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur seancën e parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”, për dy ndeshjet e muajt shtator me Litenshtejnit dhe Maqedoninë. Trajneri Panuçi nis kështu udhëtimin e tij në stolin kuqezi. I vetmi lojtar që nuk ka ardhur ende është mesfushori Jahmir Hyka. Shtatshkurtri, i cili angazhohet në kampionatin amerikan ka pasur një udhëtim më të gjatë dhe do të bashkohet nesër me skuadrën. Mungesë me arsye, por e paralajmëruar, është edhe ajo e Migjen Bashës, i cili sot luan për Barin kundër Çezenës dhe nesër do jetë në Tiranë.
I pranishëm në stadium është dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.