Radamel Falkao njihet si një ndër yjet e kombëtares së Kolumbisë. Padyshim ai dhe Hames Rodrigez janë idhuj në vëndin Amerikano-Latin.
Falkao, zëvendës kapiten i kombëtares kolumbiane, ka lindur në krahinën e Magdalenës, konkretisht në qytetin Santa Marta. Pikërisht në Santa Marta, po ndërtohet një statujë në nder të këtij të fundit. Një statujë, e cila për mënyrën se si duket nuk dihet në rast se do ta gezojë dhe aq shumë sulmuesin kolumbian.
Kujtojmë se gjithashtu një statujë tjetër që bëri mjaft bujë, ishte ajo që ndërtuan në nder të Kristiano Ronaldos, e cila nuk përngjante aspak me yllin portugez.