Nesër nis java e 21-të e kampionatit italian dhe Liga italiane e futbollit ka përcaktuar “atletin” e Serie A për këtë sezon. Ai është Marselo Brozoviç, i cili është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Spaletit.
Mesfushori ndodhet në një formë fantastike fizike dhe ka vrapuar deri më tani 12.2 km për ndeshje. Askush nuk ka vrapuar më shumë se kroati i Interit deri më tani. Brozoviç është rritur dhe pjekur shumë si lojtar, ndërsa Botërori i Rusisë e ka “transformuar” në një mesfushor të madh.
26-vjeçari është kritikuar shpeshherë nga Spaleti për faktin që i duhet të menaxhojë më mirë vrapimet e shumta për të ruajtur freskinë fizike, por Brozoviç as që ka ndërmend të ndalet.
“Brozoviç është futbollisti që sot ka mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara me 12.208 km/ndeshje. Do të konfirmohet dhe përballë Torinos?”, shkruan Liga e Serie A.