Reali i Madridit po kalon momentin më të keq momentalisht, që pas fillimit të këtij sezoni. Humbja e mbrëmjes së kaluar në “Luzhniki”, kundër CSKA-së ishte padyshim një tjetër këmbanë alarmi për skuadrës e Lopeteguit.
Ajo që shqetëson më shumë përveçse rezultateve të dobëta, është se Reali nuk ka shënuar gol që nga sfida ndaj Espanjol. Numërohen 3 sfida pa shënuar tashmë nga madrilenët, statistikë kjo që nuk ndodhte që nga koha e largët e janarit të vitit 2007. Thuajse 12 vite pa ndodhur, por nuk përfundon këtu.
Gjithashtu forma që po tregon sulmi i Real këtë sezon është diçka tjetër që shqetëson. Konkretisht sulmuesi kryesor i “galaktikëve”, Karim Benzema po përjeton një formë katastrofike dhe këtë e konfirmon dhe statistika e publikuar nga “Eurosport”. Në gjashtë ndeshjet e fundit Benzema nuk ka goditur asnjë herë portën. Një statistikë me të vërtetë e frikshme për një sulmues, aq më tepër të Realit.