Statistika e pabesueshme! A është vetëm një rastësi? Haland nuk ka shënuar asnjë gol në 4 finalet me Manchester City, e radhës është ajo me Seviljën

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Besojeni ose jo, por që prej mbërritjes në Manchester City, Haaland nuk ka shënuar asnjë gol në finale, gjë që është thjesht e pabesueshme.

Me Haaland në ekip, Citizens luajtën dy finale të Community Shield në 2022 dhe 2023, ata luajtën finalen e FA Cup në 2023 dhe finalen e Champions League në 2023.

Në ato katër finalet e lartpërmendura, Haaland kishte gjithsej 20 goditje në portë, që janë pesë për ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol!

Finalja e radhës për Manchester Cityn është dueli i Superkupës së Europës kundër Sevillas, i cili do të zhvillohet më 16 gusht në stadiumin Georgios Karaiskakis të Pireut. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *